Portugali/ Legalizohen martesat e të njëjtës gjini
Presidenti i Portugalisë ka deklaruar legalizimin e martesave ndërmjet personave të të njëjtit seks. Anibal Kavako Silva dekretoi ligjin i cili legalizon martesat mes homoseksualëve në vendin iberik, pavarësisht bindjeve apo pikëpamjeve të tij në këtë drejtim. Në një njoftim për televizionet vendase, presidenti Silva deklaroi se vendosi miratimin e ligjit të miratuar 11 shkurtin e kaluar, në parlamentin portugez.
Presidenti, ish-kreu i partisë konservatore, PSD-së duhej të miratonte ose të vendoste veton i tij kundrejt parlamentit brenda datës 18 maj. "Ka momente në jetën e një vendi kur etika e përgjegjësisë duhet të përjashtohet nga bindjet personale, kështu që unë vendosa të ratifikoj ligjin e cili lejon martesat civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini - tha presidenti Kavaco Silva. Ligji për martesat homoseksuale, u jep çifteve të njëjtat të drejta që gëzojnë edhe ciftet heteroseksuale, por jo të drejtën për të adoptuar një fëmijë. pas ratifikimit të ligjit, ka patur reagime edhe nga sektet apo insititucionet religjioze në vend. Sipas zëdhënësit të konferencës episkopale portugeze, ky vendim bie ndesh me parimet e shumë katolikëve.