E Diel, 1 Nëntor 2026

Lloshi: Kryeqyteti ka lojtarë për kombëtaren

Nga ERJON HAMITAJ

Drejtuesit e kombëtareve të moshave duhet të hedhin sytë te grupmoshat e kryeqytetit

Dinamo, që drejtohet nga tekniku Xhaferr Lloshi, ndodhet në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit së bashku me Vllazninë me pikë të barabarta. Dinamovitët kanë fituar një sfidë të rëndësishme ndaj Tiranës, një rivali që tashmë kryeson këtë kampionat me 7-të fitore dhe një humbje. Ky ekip, kampion i vitit të kaluar në ligën amatore, ka shpallur objektivat për të fituar titullin edhe këtë sezon.

Kjo javë që kaloi ishte e vështirë. Jemi me pikë të barabarta me Vllazninë dhe dy pikë larg Tiranës kryesuese. Këta janë rivalët tanë direkt për titull. Unë e kam përgatitur grupin që të mos jemi euforikë, por me këmbë në tokë. Në këtë kampionat, çdo ekip ka vështirësitë e veta, ndaj nuk duhet të na përfshijë euforia, shprehet tekniku i 17-vjeçarëve dinamovitë.

Kombëtarja Çdo fëmijë në këtë grupmoshë ka dëshirën e madhe të luajë për fanellën kuqezi. Trajnerët e ekipeve tona kombëtare duhet të drejtojnë vëmendjen te grupmoshat e Dinamos, po ashtu edhe tek ekipet e kryeqytetit, për të parë elementët më të mirë. Fabio Gjonikaj është portieri i ekipit që unë kam nën drejtim, ai është thirrur trajneri Mustedanagiç.

Edhe pse nuk luajti në ndeshjet eliminatore, po punon me ekipin e parë nën kujdesin e përgatësit të portierëve, Ilir Bozhiqi. Mund të them edhe për Horanllin, i cili është i datëlindjes 1996, pra 15-vjeç dhe luan në sulm mjaft fort. Ai ka premisa për më tej. Me pak fjalë, them se kam lojtarë që janë të gatshëm dhe që do të bëjnë punë në kombëtare.

Financat: Familjet e fëmijëve shpenzojnë për pagesat mujore, si dhe për të tjera aspekte që lidhen me ta. Drejtuesit e ekipit na kanë ndihmuar me veshje, edhe pse dihen që problemet te Dinamo janë të mëdha. Përsa u përket terreneve, stërvitemi te fusha me bar natyral, natyral i thënshin, pasi bari nuk ekziston në asnjë pjesë të fushës. Kur është lagështi, pra kur ka reshje të dendura, ne shkojmë të stërvitemi te minifushat e futbollit të Dinamos, që janë të mbuluara me bar artificial.

Rivalët: Në këtë kampionat kemi disa rivalë, duke filluar nga Tirana, Shkëndija e Tiranës, Vllaznia dhe Flamurtari. Kam parë që kanë ndërtuar ekipe të mira dhe duhet më shumë punë që të fitojmë ndaj tyre. Në rrethe,  po e thkesoj edhe njëherë, Vllaznia ka një ekip të konsoliduar, ndërsa Flamurtari do të jetë një provë e madhe për ne, përfundon tekniku i bluve të vegjël të kryeqytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›