Llullaku merr ftesës për ndeshjen kundër Norvegjisë
TIRANE- Xhani De Biazi zbulon ftesën e parë të re për ndeshjen e radhës kundër Norvegjisë. Ishin dhe janë shumë talentë nën vëzhgim dhe ja më në fund del në skenë emri i parë, por që duket se nuk do të mbarojë këtu. Sulmuesi i Gaz Metan në Rumani, Azdren Llullaku, ka marrë ftesë nga trajneri italian i kombëtares shqiptare për sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë.
Llullaku ka thënë se ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare dhe do të jetë i pranishëm në grumbullimin e kësaj të fundit në Durrës. “Nga data 29 maj do t’i bashkohem Kombëtares Shqiptare në rezdencën e saj në Durrës. Nuk e di nëse do të luaj ose jo, zgjedhjet i bënë trajneri por unë nëse luaj, do të jap maksimumin”, - ka thënë Llullaku nga Rumania.
25 vjeçari ka pohuar se edhe problemi i pasportës është zgjidhur: ”Akoma nuk e kam në duar pasaportën, por më është konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe do ta marr para ndeshjes me Norvegjinë.”
Amir Abrashi, Vullnet Basha e Agon Mehmeti kanë procedura më të komplikuara, pasi kanë luajtur më herët edhe me kombëtare të tjera.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)