Siri, hackerat pro Assadit sulmojnë faqen e ''Financial Times''
LONDËR- Një grup hackerash, që vetëquhen anëtarë të ''Ushtrisë Elektronike Siriane'', që mbështesin regjimin e Bashar Al Assad, kanë realizuar një sulm tepër të fortë kibernetik kundër faqes së internetit të ''Financial Times'', njoftuan burime zyrtare.
Disa prej titujve të artikujve të së përditshmes financiare janë zëvendësuar me mbishkrimin ''Sulmuar nga Ushtria Elektronike Siriane''.
Grupi edhe më parë ka sulmuar në rrjetin Twitter faqen e shërbimit të motit të ''BBC''-s, faqen zyrtare të Organizatës së të Drejtave të Njeriut ''Human Rights Watch'' dhe asaj të rrjetit televiziv francez ''France 24''.
(d.b/BalkanWeb)