Llumnica humb derbin, Hashani humb 0:5

Ish- sulmuesi i Prishtines, Xhevdet Llumnica ( Assyrska FF, liga e trete suedeze ) ka pësuar humbje kundër ekipit tjeter me prejardhje nga Siria, Syrianska FC me rezultatin 2:1. Ekipi i Llumices mban poziten e parë edhe pas kësaj humbje. Llumnica në 6 ndeshje ka shënuar 4 gola. Edhe pse kaloj ne raundin e katert të Kupes se Suedise, gjilanasi Shpetim Hasani, që ka luajtur 2 ndeshje për ekipin e dytë të Kombetares, ka pësuar humbje te thellë 5:0 kundër Mjallby AIF të 19 vjecarit Erton Fejzullahu.
Degerfors IF ka vetem një pikë dhe është ne rrezik te largohet nga liga e dytë suedeze.
Bunjaku mposht Memellin
Albert Bunjaku me ekipin e tij, Kalmar FF, fitoi nw transfertw 3:0 kundër ekipit të Migen Memellit, Gais Göteborg. Ndimestranjeri prishtinas, me këtë fitore morri vendin e parë dhe është kjo hera e parë që një trajner shqiptar kryeson tabelen e një shteti te BE- së. Bunjaku u shpreh: "Ne ketë sezon kemi një ekip shumë te mire. Mirëpo, do jete veshtire ta mbrojme vendin e parë. Pasi, në fund te edicionit do humbim sulmuesin brazilian Ari, sepse- ai deri me tani ka dhjetë oferta. Por. do luftojme deri ne fund qe te kalojme ne Kupen e UEFA-se .
Hysko ftohet nga Shpresat
Rigers Hysko, futbollisti i Syrianska IF ( Division 2 , Norra- liga e IV-rt ) është ftuar në Shpresat e Kombëtares në ndeshjen kundër Italise dhe Ishujve Faroe. Futbollisti ketë vit ka ardhur nga Tomori. Syrianska IF mban poziten e 5- të ne radhitjen tabeleare.
Sami Bacaj