E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli: “Golin ne derbin me Goteborgun”

- "Ishte shumë e hidhur humbja 3-0 me Kalmarin në shtëpi", thotë nga Goteborgu sulmuesi shqiptar i Gais, Migen Memelli. "Nuk na falej pasi vimën pas dy fitoreve rresht në kampionat. Madje dhe shtypi nuk i kurseu kritikat ndaj nesh". Gais pas shtatë javësh ka grumbulluar tetë pikë, ndërsa Kalmar, që në stafin teknik ka si ndihmëstrajner kosovarin e njohur Albert Bunjaku, kryeson renditjen me 13 pikë. Migeni ka luajtur rregullisht në të gjitha takimet, por ende nuk ka dalë te goli i dëshiruar edhe pse është dalluar në lojë. "Do të ishte fantastike sikur të shënoja në derbin me Goteborgun, skuadrën tjetër të qyeteti, një sfidë që po përjetohet më interesim të madh nga tifozeritë", - shpreson Migeni, që shton se deri tani janë shitur 20 mijë bileta. "Për mua është hera e parë që behëm pjesë e këtij derbi, por këtu në Goteborg e konsiderojnë si Milan-Inter apo Roma-Lacio përsa i përket urrejtjes së tifozëve", - vazhdon Memelli, "Do të luajmë me kundrasulm dhe besoj se do t'ia arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Barazimi do të ishte shumë i mirë, madje edhe ndeshja e fundit midis këtyre dy ekipeve ka përfunduar në barazim pa gola".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›