E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Itali - Shqipëri: sfidë “Kievo”, Rikler - Rudho

Një sfidë e vogël në U-21 Itali-Shqipëri është midis dy lojtarëve të Kievos: sulmuesit shqiptar Xhulian Rudho dhe mbrojtësit Rikler. Juventusi dhe Parma, me nga tre lojtarë secili, janë dy skuadrat më të përfaqësuara në listën 21 lojtarëvë të thirrur nga Pierluixhi Kaziragi për ndeshjen hapëse me Shqipërinë U-21, e programuar për më 1 qershor në Pontedera. Nga Juventusi janë: De Ceglie, Giovinco e Marchisio dhe nga Parma: Cigarini, Dessena e Giuseppe Rossi.
Ja dhe lista e plotë:
Portierë: Consigli (Sambenedettese), Sirigu (Palermo)
Mbrojtës: Belmonte (Bari), Bocchetti (Frosinone), Criscito (Genoa), Marzoratti (Empoli), Motta (Udinese), Rickler (Chievo), M. Rossi (Modena)
Mesfushorë: Cigarini (Parma), Candreva (Ternana), De Ceglie (Juventus), De Martino (Udinese), Dessena (Parma), Marchisio (Juventus), Paonessa (Vicenza), Russotto (Treviso)
Sulmues: Acquafresca (Treviso), Giovinco (Juventus), Lupoli (Derby County), G. Rossi (Parma).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›