E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne PS Rama udhezime cdo deputeti

Deputetët socialistë i kanë dhënë fund analizave post zgjedhore nëpër qarqe me raportimin tek kryetari Edi Rama të mangësive të vëna re në organizatat e PS-së në garën e tetë majit. Sipas qarqeve, të mandatuarit e selisë rozë kanë zhvilluar takime me kryetarin Rama që në orët e para të paradites në selinë e socialistëve.

Më shumë sesa përgjegjësitë për zonat e humbura, lidershipit socialist do t’i nevojiten këto analiza në prag të zgjedhjeve të drejtuesve të organizatave, kongresit të të gjitha forumeve drejtuese. Në bazë të statutit të partisë Socialiste drejtuesit që kanë humbur në zonat e tyre elektorale, nuk kanë të drejtë të rikandidojnë për të njëjtat poste në zgjedhjet që do të mbahen në 25 tetor.

Por me mbylljen e analizave të zgjedhjeve të tetë majit, deputetët socialistë janë zhvendosur sërish drejt zonave të tyre elektorale këtë fundjavë, ku procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për drejtuesit e organizatave socialiste në rrethe nuk po kalon pa debate mes rradhëve të socialistëve. Në 25 tetor, socialistët do të zgjedhin krerët e organizatave dhe delegatët e kongresit, i cili do të mblidhet në 5 nëntor. Ky i fundit do të zgjedhë asamblenë kombëtare, e cila më pas, do të rinovojë kryesinë dhe sekretariatin, mandati i të cilave ka përfunduar.

 

Rovena Moçka

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›