E Diel, 1 Nëntor 2026

9-vjecaret ne provim mbi 55 mije nxenes testohen ne Letersi

Përqafime, urime e brohoritje. Kjo ka qenë atmosfera në shkollat 9-vjeçare në Tiranë pas provimit të parë të lirimit, atij të Gjuhë Letërsisë. Ashtu si maturantët, nxënësit e këtyre shkollave kanë zhvilluar testin me 25 pyetje për 2 orë e 30 minuta.

Disa e kanë cilësuar të vështirë provimin e parë duke u shprehur se në test kanë hasur edhe pyetje nga tekstet jo shkollore, ndërkohë që ka patur edhe nga ata, që janë shprehur se gjithçka ka ecur mirë. Provimit të parë të lirimit iu nështruan 55 mijë e 400 nxënës.

“Provimi ishte mesatar, por besoj se kemi dalë mirë. Ishin 25 pyetje gjithsej, me ese në fund, nga libra jashtëshkollorë, jo të teksteve. Ishte disi i vështirë, jo shumë, por edhe shumë i lehtë nuk ishte”-thotë një nxënëse.

“Pyetjet ishin nga i gjithë libri. Kishte pyetje gati nga çdo mësim që kemi bërë. Nuk na lanë të lëviznim. U stresuam, u bëmë shumë keq”-thotë një tjetër.

“Kishte shkallë vështirësie për nxënësit e 9-ës dhe të 10-ës, por kishte edhe pyetje të lehta. Pjesët që më ranë nga shkrimtarët unë nuk i kisha lexuar ndonjëherë. Ishte hera e  parë që i hasja të dyja pjesët, por m’u duk normal”-shprehet një tjetër nxënëse.

Vlerësimi i provimeve të lirimit do të jetë i njëjtë me atë të maturës shtetërore, në qendrat e posaçme dhe manual. Testi i dytë është ai i matematikës, në 23 qershor.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e premte , 17 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›