E Diel, 1 Nëntor 2026

PS me dy standarte Bumci Ti japin fund bojkotit

Partia Demokratike fton kampin opozitar të respektojë institucionet dhe të hyjë në Parlament duke mos politizuar 12 rekomandimet që BE i ka adresuar Shqipërisë për integrimin europian. Deputeti i PD-së Aldo Bumçi thotë për AS qëndrimin që demokratët dhe socialistët mbajtën në Bruksel në kuadër të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit. (UPDATE)

“Parimisht në vija të të përgjithshme opozita u shpreh se është dakort, por konkretisht nuk e ka dhënë këtë përkrahje kur ka ardhur momenti për ta dhënë këtë në projektligje të caktuara, siç ka qenë gjykata administrative, emërimi I avokatit të popullit. Uroj që opozita t’I bashkangjitet sa më shpejt jetës parlamentare. Nuk ka asnjë arsye që opozita të mungojë në jetën parlamentare në Shqipëri. Zgjedhjet e 2011 ishin zgjedhje të lira e të ndershme. Opozita ka fituar kudo që qytetarët e kanë votuar. Gara e ngushtë në Tiranë dhe fati i zgjedhjeve në Tiranë vendosen nga qytetarët shqiptarë. Është vullneti I tyre qe e vendos dhe nuk jemi ne që e vendosim me vullnetin tonë apo me zgjedhje të tjera. Qytetarët kanë folur. Vota e tyre është lexuar dhe do lexohet dhe ajo do vendosi fatin e garës në Tiranë. Kjo nuk ka arsye që të mabjë opozitën jashtë parlamentit”- tha Bumçi.

Kryetari i PD-së për degën Tiranë, Aldo Bumçi ripërsëriti thirrjet e ndërkombëtarëve për faktorin politik në Shqipëri.

“Më vjen mirë të përmend që dhe në mbledhjet e komisionit të integrimit europian në prani të drejtorit të zgjerimit, zotit Sanino, ambasadorit të BE-së këtu, është shprehur shumë qartë se gjithë palët, dhe nga opozita dhe nga shumica, që axhenda e integrimit nuk duhet të politizohet. Nëse ne kemi një qëndrim të përbashkët, kur vijmë në seancë nuk duhet ta ndryshojmë këtë qëndrim për një axhendë tjetër”- tha Bumçi.

Thirrjet për bashkëpunim nga Partia Demokratike drejtuar socialistëve vijnë pas rreth një muaji bojkot të opozitarëve ndaj institucioneve kushtetuese. 

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 17 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›