E Diel, 1 Nëntor 2026

Loew: Sot fitohet vetëm me lojë sulmuese



Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, ka deklaruar se mënyra e vetme për të fituar sot në futboll është loja ofensive, ndërsa ka sqaruar mënyrën se si ai e organizoi ekipin si jashtë ashtu dhe brenda fushës.

"Planet se si dëshiruam të luajmë në Botëror janë menduar gjerë e gjatë që nga shorti në dhjetor. Analiza jonë ishte e qartë, ne mund ta fitojmë Botërorin vetëm duke luajtur futboll sulmues dhe duke u bërë skuadrave të vështirë të marrin frymë. Mënyra se si Italia e fitoi titullin në vitin 2006, duke u mbrojtur dhe duke fituar me një gol të vetëm, nuk është më e mundur, sepse askush sot nuk luan ashtu. Ne e kemi planifikuar Botërorin deri në finale", deklaroi Loew.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›