E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola nuk dorëzohet

Gianfranco Zola ka bërë të qartë se synon të mbetet në West Ham dhe të sigurojë mbijetesën në Premierligë.

Humbja 1-0 nga Stoke në fundjavë e la ekipin në pozitën e 17-të dhe Zola kishte paralajmëruar se do të merrte vendim për të ardhmen e tij. Ai tani është shprehur i gatshëm të vazhdojë.

“Jam i përkushtuar të vazhdoj. Humbja të shtunën ishte e rëndë për të gjithë, por besoj se mund të arrijmë objektivat tona”, tha Zola për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›