E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Kandidatura e Shqipërisë do shqyrtohet në vjeshtë

Forcohen sinjalet ndërkombëtare se vjeshta e këtij viti do të shënojë periudhën e shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan i ka mëshuar në Tiranë deklarimeve të herë pas herëshme që vijnë në këtë fuksionin, nga Brukseli zyrtar.
Lohan “Shqipëria e 2009-ës është anëtare e NATO-s një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe që ka një perspektivë të qartë europiane në rrugën e saj, gjatë një viti apo një viti e gjysëm.”
Në vjeshtë, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do t’i kërkojë komisionit të përgatisë opinionin për Shqipërinë për anëtarësim. Shumë shpejt, pas kësaj komisioni do të ketë mundësinë të përgatisë mendimin e tij. Ne do t’i drejtojmë një pyetësor qeverisë shqiptare që mbulon të gjitha çështjet që lidhen me perspektivën europiane. Bëhet fjalë për të paktën 2 mijë pyetje. Në një kohë të shkurtër përgjigjet do të analizohen, do të ngrihen pyetje të tjera dhe më pas komisioni do të vendosë nësë Shqipërisë do t’i jepet e drejta ose jo të fitojë statusin e vendit kandidat.
Deklarat, diplomati i huaj i bëri në ceremoninë që shënoi diplominin e studentëve të Shkollës së Politikës. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ftuar i përhershëm i Shkollës së Politikës u dha disa sugjerime të sapodiplomuarve, lidhur me mënyrën e të bërit politikë.
Shkolla shqiptare e Studimeve Politike, u themelua në vitin 2007, me mbështjen e Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian. Siç dhe u theksua në takim, qëllimi i saj nuk është të fabrikojë politikanë, por të zhvillojë një komunitet politikanësh të rinj të përkushtuar për të zbatuar modelin demokratik të qeverisjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›