Olimpiada 2016, liderët mbërrijnë në Kopenhagen
Shpallja e qytetit fitues të Olimpiadës 2016 ka marrë tërësisht nota politike. Në garën për të organizuar lojrat janë katër qytete Çikago, Tokio, Madridi, dhe Rio de Zhaneiro. Por ndërkaq në Kopenhagen ku Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të zgjedhë qytetin fitues kanë mbërritur liderët respektivë për të ofruar mbështetjen e tyre. Presidenti amerikan Barak Obama, kryeministri japonez Jukio Hatojama, Mbreti Karlos i Spanjës dhe Presidenti i Brazilit Luis da Silva do të takohen me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik.
Për CNN, pjesëmarrja e këtyre liderëve në një eveniment të tillë përzgjedhës mund të ketë edhe pasoja politike për secilin prej tyre. Nëse psh Cikago nuk zgjidhet, atëherë figura e Barak Obamës në sytë e amerikanëve mund të jetë zhgënjyese thotë CNN. Megjithatë duhen pritur edhe 10 orë deri sa Komiteti Olimpik të shpallë qytetin fitues të Lojrave Olimpike Verore. Dy favoritët janë Cikago dhe Rio.