Rohan: Zgjedhjet serbe në veri të paligjshme por s'i ndalim
PRISHTINE- Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë se zgjedhjet lokale serbe në Mitrovicën e veriut janë të paligjshme dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet ndërkombëtarisht.
Një shtet i huaj nuk mund të zhvillojë zgjedhje në territorin e një shteti tjetër. Por, natyrisht që Beogradi këtë e sheh në një dritë tjetër.”- deklaroi Rohan në një intervistë të publikuar sot në faqen shqip të BBC-në
Rohan thotë se “është e vështirë që të parandalohet mbajtja e tyre për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës. Kjo është e vështirë, por rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të njihet nga askush, as nga autoritetet e Kosovës as nga EULEX-i.”
Gjatë intervistës zoti Rohan tha se Serbia me këtë veprim vazhdon ta cilësojë Kosovën si pjesë të saj.
Duke folur për mundësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ai tha se ato nuk duhet të shihen si një raund i madh zyrtar, por si diskutime praktike për çështje plotësisht pragmatike.
Sa i përket rastit të bastisjes së zyrës së ministrit të Transportit Fatmir Limaj zoti Rohan tha se misioni i EULEX-it ka fuqi ekzekutive në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ka të drejtën e ndërhyrjes edhe në institucionet e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)