E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMQ: OSSH transparencë për faturat aforfe

Përfaqësues të kësaj zyre kanë deklaruar se qytetarët nuk marrin shpjegim për faturat e fryra të energjisë pranë pikave të pagesës. ZMQ i kërkon OSSH të bëjë transparencën e këtij problemi. 

TIRANE- Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve denoncon abuzimet që sipas saj, po bëhen me faturat e energjisë elektrike. Përfaqësues të kësaj zyre kanë deklaruar se janë të shumtë qytetarët që janë ankuar për faturat e fryra të dritave të muajve janar dhe shkurt. Në këto kushte, ZMQ i kërkon Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që të bëjë transparente problemet e ngritura dhe enteve të tjerë shtetërore, që të nisin procedurat për zbardhjen e kësja cështje.

“Faturat e energjisë mujore mbi 35 mijë lekë të reja nuk mund të konsumojë asnjë familje pasi këto janë kuotat e konsumit në uzina apo ndërrmarrje. Ajo që bie në sy nga vëzhgimi i pikave të OSSH-së është se në asnjë prej tyre nuk jepet shpjegim për cmimet e larta të faturave” tha Redi Ramaj, perfaqesues i ZMQ

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ngre edhe problemin e pagesës së taksës për Televizonin Publik Shqiptar, e cila i bashkangjitet faturës së energjisë elektrike. Sipas përfaqësuesve të kësaj zyre, në asnjë pikë të kontratës të lidhur mes OSSH-së dhe konusmatorit shqiptar nuk parashikohet një detyrim i tillë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›