Çështja çame do të sjellë parti të re
30/09/2009 Idrizi e Tahiri drejt vendimit
Subjekti i ri politik pritet të bëhet publik
Çështja çame sjell zhvillimet e radhës në skenën politike. Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila është pjesë e mazhorancës qeverisëse, prej kohësh është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me qëndrimet e saj sa i takon kësaj çështjeje. Kështu, të ndarë në këndvështrime, drejtuesit e saj kanë sjellë dhe përçarjen mes radhëve të PDI-së. Deputeti i kësaj partie Dashamir Tahiri ka paralajmëruar largimin e tij nga kjo parti dhe krijimin e një subjekti të ri politik, i cili sërish në thelb ka mbrojtjen e çështjes çame. Por në një ndërmarrje të tillë Tahiri është mbështetur dhe nga deputeti socialist Shpëtim Idrizi, i cili gjithashtu në deklaratat e bëra pak kohë më parë ka bërë me dije se do të jetë në krye të një lëvizje të tillë. Në këtë mënyrë, pritet që të jetë pikërisht një komunikim i tyre me mediet, që mund të zhvillohet dhe gjatë ditës së sotme, ai që të sqarojë një çështje të tillë. Bëhet e ditur se synimi kryesor është që partia e re, e cila do t’i shtohet spektrit politik, të mbrojë pikërisht kauzën çame. Kjo pasi në gjykimin e këtyre dy ligjvënësve deri më tani asnjë prej partive që janë krijuar për të mbrojtur një çështje të tillë nuk e kanë realizuar si duhet. Por nga ana tjetër mbetet për t’u parë edhe një tjetër element. Konkretisht ende nuk dihet në mënyrë zyrtare nëse ky subjekt politik do t’i përkasë spektrit të majtë apo atij të djathtë. Pra, nëse do të jetë mazhoranca qeverisëse ajo që do të humbasë një përfaqësues në legjislativ, apo do të jetë kampi i majtë, më saktë Partia Socialiste, ajo që pëson rrjedhjen e parë të deputetëve të saj drejt kampit kundërshtar. Partia për Drejtësi dhe Integrim menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve u shpreh publikisht se prioritet kryesor politik në angazhimit e saj gjatë katër vjetve të ardhshëm në Parlament ka mbrojtjen e interesave të komunitetit çam.