Lohan: Marredheniet Shqiperi-BE, inkurajuese
Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje se progres raporti per Shqiperine per vitin 2009, do te jete program pune i te gjitha ministrive dhe agjencive te vendit. Pas marrjes ne dorezim te raportit nga Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, Berisha e vleresoi si nje raport objektiv, duke theksuar faktin se Shqiperia ka kaluar nje prove shume te madhe, si ajo e zhvillimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. “Raporti ka vleresimin e tij me objektiv, sigurisht te bazuar edhe ne raportet e institucioneve nderkombetare per zgjedhjet. Une e garantova ambasadorin Lohan se qeveria mbetet e vendosur te punoje ne menyren me serioze per adresimin e te gjitha problemeve te ngritura nga institucionet nderkombetare, per permiresimin e metejshem te procesit zgjedhor”, tha kryeministri. Sipas tij, te gjitha kritikat objektive qe adresohen ne raport ndaj qeverise dhe institucioneve te vendit tone do te marrin trajtimin me serioz gjate vitit ne vazhdim. Nga ana e tij, Ambasadori Lohan, e pergezoi kryeministrin dhe qeverine per kriteret e vena nga Bashkimi Evropian, te arritura deri me sot. “E kuptoj dhe e vleresoj rendesine qe i jepni ju Progres raportit dhe qe do te vazhdoni t’i kushtoni atij gjate muajve te ardhshem dhe vitit ne vijim. Tani do te doja qe te ndaja me audiencen te pakten nje nga konkluzionet e dala nga Raporti, ku permbledhja e pergjithshme eshte qe marredheniet Shqiperi -Bashkimi Evropian jane marredhenie inkurajuese”, u shpreh Lohan.
Detyrimet
Te gjitha institucionet dhe agjencite ne vend, do te angazhohen te zbatojne te gjitha verejtjet dhe kritikat e progres raportit te Komisionit Evropian per vitin 2009, per Shqiperine.
Detyrimet
Te gjitha institucionet dhe agjencite ne vend, do te angazhohen te zbatojne te gjitha verejtjet dhe kritikat e progres raportit te Komisionit Evropian per vitin 2009, per Shqiperine.