E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket, ndryshon ligji per gradat

Fatjona Mejdini

Ushtaraket do te qendrojne ne detyre sipas moshes qe kane dhe jo ne baze te viteve te vjetersise se punes se tyre. Ky ndryshim pritet te marre se shpejti miratimin e Keshillit te Ministrave dhe eshte propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Projektligji “Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”, ndryshon perfundimisht edhe konceptin e qendrimit ne sherbimin ushtarak aktiv. Referuar draftit te ri, koha ne te cilen ushtaraket do te qendrojne ne detyre, do te jete me e gjate dhe per pasoje do te shkurtoje kohen, pergjate te ciles ushtaraket marrin pension. “Me qene se ushtaraket do te qendrojne me gjate ne sherbimin aktiv, do te lirohen me vone nga radhet e Forcave te Armatosura dhe periudha e trajtimit te tyre me pension te parakohshem, do te jete me e shkurter”, theksohet ne relacionin qe shoqeron kete projektvendim. Keshtu, rritja e ekspertizes ne FA nepermjet mbajtjes se specialisteve, ul ne te njejten kohe efektet financiare buxhetore. Keshtu sipas draftit, mosha maksimale e nje ushtaraku qe do te konsiderohet aktiv eshte 65 vjec dhe perkon me graden e Gjeneral Leitnant. Nga ana tjeter rekrutet dhe detaret do te kene mundesi te qendrojne ne kete grade deri ne moshen 27-vjecare. Kjo nisme e re, sipas draftit, zbatohet nga ushtrite e vendeve evropiane anetare te NATO-s, dhe Shqiperia pritet ta zbatoje kete, duke nisur nga fakti se ajo eshte nje anetare me te drejta te plota ne Aleance. Nga ana tjeter, drafti i paraqitur dje ne Keshillin e Ministrave, ploteson dhe boshlleqet qe jane vene re gjate zbatimit te gradave dhe karrieres ne radhet e ushtrise. Keshtu jane hartuar edhe afatet e reja kohore, qe e pajisin nje ushtarak me te drejten per te kerkuar nje grade me te larte se ajo qe ka. Nga ana tjeter, ne draft theksohet se rritja e parakohshme e grades mund te ndodh vetem nje here gjate gjithe karrieres se ushtarakut.

Mosha maksimale e qendrimit ne sherbim aktiv:

27 vjec-Rekrutet dhe detaret

36 vjec- Ushtaret

38 vjec- Kaporalet

40 vjec-Tetaret

54 vjec-Rreshteret

55 vjec-Kapter

57 vjec- Kryekapter

40 vjec- Nentoger-Toger

40 vjec-Kapiten

55 vjec- Major

57 vjec-Nenkolonel

59 vjec-Kolonel

61 vjec-Gjeneral Brigade

63 vjec-Gjeneral major

65 vjec-Gjeneral Leitnant

Kriteret e reja:

Lloji i grades:

Forcat tokesore, ajrore, detare

Koha 3 muaj: Rekrut II, Detar II

Koha 9 muaj: Rekrut I, Detar I

1 vit: Ushtaret, Detaret

2 vjet: Kaporalet, Nentogeret

3 vjet: Togeret, Leitnant

Gjeneral Brigade

Gjeneral Major, Nenadmiral

4 vjet: Tetar

Koha ne grade 5 vjet:

Rreshter, Kapter,

Major, Kolonel

6 vjet: Nenkolonel

Kapiten


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›