Zheji emerohet ne krye te ATSH, Haldeda, zv/minister i Financave
Qeveria vendosi dje te emeroje ne detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise Telegrafike Shqiptare, gazetarin dhe analistin, Artur Zheji, perfaqesues i LSI. Ky emerim erdhi bashke me shkarkimin e drejtoreshes aktuale te Agjencise Shteterore te Lajmeve, Antoneta Malajt. Po dje Keshilli i Ministrave, vendosi qe zevendesministri tjeter i Financave te jete, Nezir Haldeda, perfaqesues i PD. Ne ditet ne vazhdim, qeveria pritet te permbushe edhe numrin e plote te zevendesministrave, per te zevendesuar te shkarkuarit.