E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan-Topalli: Shqiperia ka bere reforma te mira, zbatoi MSA-ne

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, vleresoi dje gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, miratimin e nje sere projektligjesh per perafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Gjate dorezimit ne Kuvend te raportit per progresin e vitit 2009 per Shqiperine, Lohan, u shpreh se Shqiperia e ka zbatuar sic duhet Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. “Do doja te ndaj me ju, tha ambasadori Lohan, ate qe komisionieri per zgjerimin Oli Rehn tha ne konferencen e tij i pyetur per Shqiperise se: “Shqiperia ka bere reforma te mira”. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Topalli e cilesoi raport progresin per Shqiperine, si realist dhe objektiv. “Ky raport do t’ju shperndahet te gjithe deputeteve dhe do te perbeje nje udherrefyes per Parlamentin”, u shpreh Topalli. Nderkohe qe diten e sotme, Ambasadori i KE-se, Lohan do t’i dorezoje progres raportin per Shqiperine, Presidentit te Republikes, Bamir Topi. Lohan do te vizitoje kreun e shtetit Topi, ne Presidence, ku do ta njohe edhe me vleresimet dhe kritikat e BE-se per Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›