Raporti: Palet te gjejne dialogun ne Parlament
Rozeta Rapushi
Mungesa e dialogut politik mes PD-se dhe PS-se, duket se po kthehet ne “pengesen” kryesore te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Ne raportin e progresit per Shqiperine per kete vit, theksohet se “kultura e dialogut mes partive kryesore politike, ka vonuar perparimin ne reformat kyce te vendit”. Ne raport, thuhet se situata mes forcave politike, u perkeqesua qe para zgjedhjeve parlamentare. Fakt ky, qe vonoi perparimin ne disa reforma te rendesishme, si ajo ne sistemin gjyqesor. “Parlamenti ka nevoje qe te kthehet ne rrugen e duhur dhe palet te gjejne dialogun politik”, permendet ne raport. Nga ana tjeter, ne raport thuhet se ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar ka pak arritje. Madje raporti, thekson se Shqiperia eshte ne fazen e hershme te luftes kunder krimit te organizuar. Problem ne kete aspekt mbetet mbrojtja ndaj deshmitareve, qe ne raport nenvizohet se eshte ende e pamjaftueshme. Me shume pune, nevojitet edhe ne reformen e administrates publike. Komisioni Evropian, vlereson se ne kete pjese Shqiperia ka ende mungese transparence dhe dhenie te llogarise, per emerimet e bera ne administraten publike. “Korrupsioni eshte i perhapur ne shume fusha dhe vazhdon te jete nje problem vecanerisht serioz”, vijon raporti. Ne te sugjerohet edhe ndermarrja e nje strategjie gjitheperfshirese afatgjate, per te reformuar gjyqesorin. “Gjyqtaret shpesh nuk i permbushin standardet evropiane dhe dobesojne pavaresine e gjyqesorit. Ne pergjithesi, reforma e gjyqesorit ne Shqiperi mbetet ne nje faze te hershme”, thuhet ne raport. Po keshtu, Komisioni Evropian kerkon qe nga ana e Shqiperise, te behen perpjekje te tjera te vazhdueshme ne lidhje me perafrimin e legjislacionit me ate te Bashkimit Evropian, por edhe ne zbatimin e plote te ligjeve qe miratohen. Verejtje ne raport behen edhe per sigurine ne pune si dhe shendetesi. “Zbatimi i normave te sigurise ne pune, mbetet i varfer dhe numri i aksidenteve ne vendin e punes eshte i larte, vecanerisht ne sektorin e ndertimit, minierave dhe perpunimit te mineraleve, sektori i bujqesise nuk eshte i mbuluar nga sistemi i inspektimit te punes”, thuhet ne raport.