E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Rehn: Shqiperia beri progres, ka potenciale per standarde te larta

Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn, tha dje se Shqiperia, ka bere nje progres te dukshem ne reformat e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Menjehere pas prezantimit te progres-raportit te Komisionit Evropian per vendet e Ballkanit Perendimor, mes te cileve edhe Shqiperine, Rehn u shpreh se qeveria shqiptare, ka nje mundesi reale per ta sjelle tashme vendin prane statusit te kandidatit ne Bashkimin Evropian. “Shqiperia po ben nje progres te mire ne reforma, por duhet te shtoje ritmin e punes ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe ne permiresimin e kapaciteteve administrative. Qeveria e re ka nje dritare te vertete mundesie, per te pershpejtuar reformat dhe ta sjelle vendin me prane statusit te kandidatit. Per sa i perket kesaj Keshilli Evropian po reflekton mbi kohen se kur do t’i kerkoje komisionit, opinionin mbi aplikimin e Shqiperise”,-tha Rehn. Njeheresh ai ka nenvizuar disa elemente te cilet duhet te realizohen nga ana e qeverise dhe institucioneve te pavarura shqiptare. Qe kane te bejne me pavaresine e gjyqesorit dhe venien para drejtesise, te pergjegjesve te “Gerdecit”. Sipas tij, BE synon qe te materializoje perspektiven evropiane te te gjitha vendeve te Ballkanit. Po keshtu, Rehn u shpreh se strategjia e zgjerimit eshte nje demonstrim i qarte i perkushtimit per te ardhmen evropiane te Ballkanit Perendimor dhe Turqise. Per sa i perket Kosoves, Bashkimi Evropian vleresoi qendrueshmerine ne shtetin me te ri, por theksoi se Kosova akoma mbetet e brishte. Madje ne lidhje me shtetin me te ri, Komisioni Evropian, propozon ne nje dokument te vecante, qe te sjelle qytetaret e Kosoves, me prane Bashkimit Evropian. Duke realizuar kete nepermjet nje dialogu vizash me perspektiven e nje liberalizimi te metejshem te tyre vetem kur te ndermerren reformat dhe te permbushen kushtet e nevojshme.

Vleresimi

“Progres eshte bere per sa i perket dialogut ne procesin e liberalizimit te vizave. Po keshtu, progres eshte bere edhe ne sigurine e dokumenteve, si shperndarja e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike, qe eshte duke u zhvilluar mire”.

Keshillat

Komisioni Evropian thekson ne raport progresin per Shqiperine per kete vit, se ne kuadrin e dialogut per liberalizimin e vizave, ne fushen e drejtesise, lirise dhe sigurise, Shqiperia ka bere perparime. Megjithate, perpjekje te metejshme jane te nevojshme vecanerisht ne fushen e pasaportave biometrike, te kufirit dhe migracionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›