Norma bazë e interesit, bankat e biznesit pro vendimit të BSH
Fullani “Sistemi bankar shqiptar duhet ta kuptojë drejt rolin e tij, duke transmetuar të plotë dhe me shpejtësi këtë lehtësim të politikës monetare në ekonomi. Nga ana tjetër, një presion më i ulët i sektorit fiskal në tregjet financiare vendase në të ardhmen do të ulë primet e rrezikut në ekonomi, do të krijojë më shumë hapësira për kred itimin e sektorit privat të ekonomisë dhe do të favorizojë sheshimin e kurbës së normave të interesit, në favor të uljes së mëtejshme të kostos së kredisë."
Teorikisht, ulja e normës bazë të interesit për lekun duhet të sjellë kredi më të lira për qytetarët dhe biznesin. Bankat tregtare në vend thonë se po studiojnë mundësinë e përcjelljes së kësaj politike monetare të Bankës së Shqipërisë, në uljen e interesave për huatë në lek, por pa dhënë afate kohore. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Tirana Bank, Dimitris Santixis, një veprim i tillë kushtëzohet edhe nga niveli i interesave të depozitave.
Dimitris Santixis drejtor Tirana Bank “E përshëndes këtë vendim të Bankës Qendrore, mendoj se ai i vjen në ndihmë situatës ekonomiko-financiare të vendit. Sigurisht ky ndryshim i normës së interesit nga Banka e Shqipërisë do të ndikojë në uljen e interesit të kredisë në lek në të ardhmen, por kjo do të varet edhe nga ulja e normës së interesit për depozitat, pasi janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim kredidhënien.
Kreditë më të lira janë një frymëmarrje për ekonominë, pasi rrisin nivelin e likuiditetitit dhe ulin koston e financimit. Për kreun e Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku vendimi i Bankës së Shqipërisë është i drejtë dhe mund të ishte ndërmarrë edhe më parë. Gjithsesi, Buxhuku është skeptik në një reagim të shpejtë të bankave tregtare në drejtim të uljes së normave të interesit për kredidhënien.
Buxhuku “Historiksiht kemi parë që reagojnë me vonesë. Ka të bëjë me nivelin e larte të interesit të depozitave.”
Por ulja e mundëshme e interesave për kredinë në lek mund të mbarte edhe efekte negative, që sipas Konfindustrisë lidhen me zhvleftësimin e mëtejshëm të monedhës kombëtare dhe rritjen e kredive të këqija në sistem.