E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Projekti do te eliminoje mangesite

Ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane, Helmuth Lohan, beri me dije dje, se projekti i binjakezimit mes dy prokurorive do te adresoje dobesite ne sistemin e menaxhimit te burimeve njerezore dhe ne kapacitetin hetues te sistemit shqiptar te prokurorise. "Projekti do te ofroje asistence te drejtperdrejte per te kapercyer disa nga mangesite e identifikuara nga Raporti Vjetor i Progresit, i Komisionit Evropian", pohoi Lohan. Lohan vleresoi gjithashtu rolin e Prokurorise shqiptare. Sipas tij, Prokuroria gjate gjithe ketij viti ka qene ne qender te debateve qofte ne media apo jashte saj, sepse eshte marre me hetime te rendesishme sic kane qene, rruga Durres-Kukes, "Gerdecin" apo "Fazllic".

Lohan vuri ne dukje balancen qe duhet te ruhet ne punen e Prokurorise. Ai verejti pikerisht pergjegjesine e prokuroreve perpara ligjit dhe nga ana tjeter, pavaresine nga e cila duhet te karakterizohet ky institucion. Sipas Lohan, kjo balance eshte nje prioritet qe eshte kerkuar dhe ne raportet e KE per Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›