E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Buxheti i fundit i Berishes

Partia Socialiste deklarohet kunder projektbuxhetit te qeverise per vitin 2009. Kryesocialisti Rama akuzoi dje kryeministrin se po i zhyt shqiptaret ne varferi. Rama u shpreh i sigurt se ky eshte buxheti i fundit i hartuar nga Berisha dhe qeveria e tij, duke u shprehur i sigurt ne fitoren e partise qe ai drejton, dhe garancine se PS do te marre ne dore qeverisjen e vendit vitin e ardhshem. Ne nje konference per shtyp nga selia roze, Rama akuzoi dje kryeministrin se ne vitin elektoral po i zhyt shqiptaret ne varferi te tejskajshme. Sipas tij, kunder buxhetit shprehen vete faktet reale ne jeten e shqiptareve. "Te dhenat zyrtare, jo perllogaritjet tona si opozite, tregojne qe nje familje normale ka nevoje, vetem per te jetuar, mesatarisht per 750 mije leke te vjetra ne muaj. Buxheti i fundit i Sali Berishes nuk i garanton, per familjen shqiptare, ku te dy prinderit punojne, 750 mije leket te vjetra te nevojshme per jetesen e perditshme", tha Rama duke shtuar se "Buxheti i fundit i Sali Berishes" nuk i garanton te ardhurat qe duhen vetem per te jetuar as per kategorite e "diskriminuara" te mesuesve dhe pensionisteve. "Faktet qe lidhen me buxhetin familjar te shqiptareve e shqiptareve, jo opinionet tona si opozite, mjaftojne per te dhene permasen reale te deshtimit te Sali Berishe", tha Rama. Kreu i PS vuri ne dukje nje liste te gjate me produkte ushqimore qe jane shtrenjtuar muajt e fundit. "Ky aspekt eshte shtrenjtimi galopant i jeteses dhe renia e fuqise blerese te familjeve shqiptare, per te cilat kapardisjet mediatike te Sali Berishes, kur flet per rritjen e rrogave e pensioneve, tingellojne me te drejte shume tallese", u shpreh Rama. Kryetari i socialisteve denoncoi varferine ne shume familje, qe nuk arrijne te blejne librat per femijet dhe perballi me to, premtimet per internet ne cdo shtepi nga ana e kryeministrit. "Duke subvencionuar vetem 25 % te kostos se librave dhe mos marre asnje mase serioze kunder analfabetizmit ne rritje, Sali Berisha duket edhe me sharlatan se c'eshte, kur thote se do coje internetin ne cdo shtepi". Sipas tij, kryeministri vendosi tatim ne Dhjetor 2007, refuzoi te pranonte ne Shtator 2008 propozimin e PS per heqjen e TVSH-se nga arsimi privat dhe kembengul ne kete mase qe faktikisht i detyron familjet qe cojne femijet ne sistemin privat qe te paguajne dy here, nje here per sistemin e falimentuar arsimor te shtetit te Sali Berishes dhe nje here per sistemin privat ku Sali Berisha kerkon leke, permes nje mase krejt te paarsyeshme. "Buxheti i fundit i Sali Berishes jep vetem 40 mije leke te vjetra ne vit per cdo familje fermere, ose e thene ndryshe me pak se nje euro ne muaj per cdo shqiptar qe jeton ne fshat", tha Rama. Sipas tij, politika e vjeter Sali Berishes ka vetem nje domethenie "Zero shpresa per familjet ne fshat, zero gjasa per familjet ne qytet".

Cmimi i produkteve baze

Nje kg buke 42 % me shtrenjte

Nje kg vaj 70 % me shtrenjte

Nje kg oriz 115 % me shtrenjte

Nje kg sheqer 80 % me shtrenjte.

10 veze 35% me shtrenjte.

Energjia elektrike 55 % me shtrenjte.

Nje liter nafte 100 % me shtrenjte


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›