Lohan-Rama, 60 minuta ne seline e PS
Ambasadori i Komisioni Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan, eshte takuar paraditen e djeshme me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Mbi kete takim nuk ka pasur asnje lajmerim nga selia roze, por vemendjes se nje personaliteti te KE ne ambientet e PS, nuk mund t'i shpetonte mediave. Rreth ores 10:00, ne ambientet e socialisteve eshte shfaqur Ambasadori i Komisioni Evropian, i cili, ishte i pashoqeruar ne momentet e mberritjes ne seline roze dhe i eshte drejtuar katit te dyte te nderteses, ku ndodhet zyra e kryesocialistit. Ne kete takim "koke me koke", Rama dhe Lohan kane qendruar sebashku perreth 60 minuta. Mendohet qe teme e diskutimit midis dy personaliteteve, te kete qene axhenda e socialisteve dhe situata aktuale politike.