Rama, takim me sekretariatin dhe bashkepunetoret per protestat
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi mesditen e djeshme sekretariatin dhe bashkepunetoret e tij te ngushte ne parti. Ne takimin qe zgjati perreth dy ore, mesohet te jete diskutuar mbi axhenden politike te Partise Socialiste. Ne kete axhende, e cila kryefjalen e saj per socialistet, do te kete organizimin e protestave ne te gjithe Shqiperine, jane dhene porosite per aksionin politik te radhes. Gjate kesaj mbledhje eshte kerkuar gjithashtu qe deputetet socialiste te vazhdojne takimet e tyre ne bazen e socialisteve dhe t'u sqarojne protestuesve, se protestat e opozites nuk do te kene ne qender te vemendjes vetem hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nje tjeter ceshtje qe do te perfshihet ne tematiken e protestave te Partise Socialiste, do te jete dhe situata aktuale ekonomike. Shpeshhere ne deklaratat publike te socialisteve, verehet perqendrimi i tyre ne situaten ekonomike, shtrenjtimin e cmimit te produkteve te shportes, energjise elektrike etj. Te gjitha keto ceshtje do te bejne qe opozita t'i drejtohet popullit opozitar per te dale ne rruget e Shqiperise, per te shprehur pakenaqesine ndaj qeverise. Axhenda e protestave ende nuk eshte vendosur plotesisht, por brenda mbledhjes eshte perfolur qe te tubimet te nisin nga Veriu, ku te trajtohet dhe rasti i permbytjeve. Nga Shkodra do te vazhdohet ne qytetin e Lezhes, Durresit, Fierit, Vlores etj., per te perfunduar me pas me date 30 prill ne Tirane.
Statusi ne BE
Pyetesori