Raporteri i PE, ne Policine e Shtetit per kriteret e KE
Raporteri per Shqiperine ne Komisionin e Puneve te Jashtme ne Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, vizitoi dje edhe ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, per t'u njohur nga afer me punen e kryer nga Policia e Shtetit, lidhur me plotesimin e kushteve te kerkuara per liberalizimin e vizave. Chountis u njoh nga afer
me sistemin "Inteligence Manager MEMEX", nepermjet te cilit Policia e Shtetit menaxhon informacionin kriminal qe grumbullohet prej te gjitha strukturave te saj. Me pas, me permiresimin e ndjeshem qe ka pesuar infrastruktura e Policise Kufitare dhe Migracionit, si dhe venien ne funksion te plote te sistemit TIMS. Ai u informua ne detaje mbi te gjithe aktivitetin e sherbimit kufitar eshte hedhur ne sistem dhe eshte i kontrollueshem dhe i verifikueshem ne menyre elektronike. Raporterit per Shqiperine ne Komisionin e Jashtem ne Parlamentin Evropian i eshte prezantuar database per lejet e qendrimeve te te huajve, i cili eshte pjese e regjistrit elektronik i te huajve. Ky regjister se bashku me regjistrin e vizave, jane te integruar me sistemin e pasaportave.