Klosi: Largimi i Berishes, me cdo mjet
Denis Dedej
Partia Socialiste do te perdore cdo mjet ne arsenalin e mjeteve demokratike, per te larguar Sali Berishen nga pushteti, perpara se kostoja e sundimit te tij ilegjitim te behet e paperballueshme per vendin. Kjo eshte deklarata e bere dje nga sekretari Organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, i cili tha se sot te gjitha familjet shqiptare, vuajne ne kurrizin e tyre, keqqeverisjen e nje pushteti qe nuk eshte produkt i votes se qytetareve te Shqiperise, por produkt i manipulimit, shtremberimit dhe grabitjes se vullnetit te tyre. "Prandaj te gjitha familjet shqiptare, duhet te na bashkohen ne kete muaj protestash te pandalshme anembane vendit per t'i treguar qeverise se Sali Berishes, se kupa eshte mbushur dhe se ai nuk mund te vazhdoje te mbaje peng nje popull te tere, per interesat e familjes se tij politike e biologjike", deklaroi Klosi. Sipas tij, "paaftesine e Sali Berishes, e ndjejne te gjithe shqiptaret, te cilet ne kete Shqiperine e mrekullive ekonomike te qeverise, duhet te perballen me rritjen e gjithanshme e te paperballueshme te cmimeve, duke filluar qe nga trefishimi i cmimeve te ushqimeve, frutave e perimeve, faturat e energjise, sherbimet shendetesore, e padyshim renien e lekut qe vepron si nje takse e fshehte tek te gjithe shqiptaret". Prandaj, vleresoi zyrtari lart socialist, te gjithe shqiptaret duhet te ngrene zerin bashke me ne per t'i treguar ketij regjimi indinjaten tone per qorrsokakun ku e ka futur vendin. Ai tha se te gjitha hallet e problemet me te cilat perballemi sot, e kane zanafillen vetem tek keqqeverisja e nje regjimi i cili e sheh popullin mbare si te "njerkes", i cili nuk ndjehet aspak i detyruar te jape llogari per keqqeverisjen e tij, sepse ka sigurine qe qytetareve ua merr voten edhe me pahir. "Sot me shume se kurre eshte e rendesishme qe te gjithe se bashku t'i japim kesaj qeverie te paafte, te korruptuar e te papergjegjshme mesazhin se shqiptaret nuk kane ndermend te pranojne sundimin e Saliut qe u ka vjedhur votat, e po u mohon transparencen per interesat e ngushta te oborrit te tij", vleresoi sekretari Organizativ ne Partine Socialiste. Per te, kriza qe nuk e prek Saliun, oborrin e ministrave dhe as familjen ne pushtet, po i "sfilit deri ne palce" te gjithe shqiptaret e shqiptaret. "Eshte kjo arsyeja pse gjate muajit prill, protestat do te jene te gjithanshme, kudo ne cdo cep te Shqiperise, ne cdo rruge, ne cdo qytet e ne cdo fshat", perfundoi komunikimin e tij me mediat, Blendi Klosi.