E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Finalizuam pyetesorin, dorezimi do te behet ne prill

Rozeta Rapushi
Shqiperia perfundon pergjigjet ndaj te 4283 pyetjeve dhe nenpyetjeve te Komisionit Evropian, per statusin e vendit kandidat. Ne mbledhjen e djeshme te pasdites, se Komitetit Nderministror te Integrimit, perfundoi materiali i plote me te gjitha pergjigjet e Shqiperise per Komisionin Evropian, i cili ne javet e para te muajit prill, do te dorezohet ne Bruksel. "Pas tre muaj e gjysme, finalizojme procesin e pergjigjeve te te gjitha pyetjeve te KE-se. Jam optimist qe Shqiperia ne kohen e duhur do te vleresohet pozitivisht per vendin kandidat ne Bashkimin Evropian. Ky eshte nje fillim i ri dhe vleresimi i ketij dokumenti eshte vendimi para vendimtar per anetaresimin e plote te Shqiperi",-tha kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se mbremshme. Sipas tij, reformat kane qene dhe do te mbeten motoja kryesore e qeverise. Ndaj kryeministri siguroi se jashte zhurmes se kutive, vendi ka njohur reformat me te fuqishme, me te shpejta dhe me te vendosura se ne cdo periudhe tjeter. "Jashte zhurmes se kutive, vendi ka njohur reformat me te fuqishme, me te shpejta, me te vendosura se ne cdo periudhe tjeter te tij, reforma te cilat kane sjelle dhe sjellin transformime epokale. Po te marrim vetem ato qe jane bere gjate ketyre muajve per heqjen e vizave, ato kane realizuar ndryshime ne shume fusha si nata me diten. Nje europarlamentar do te thoshte qe kontrolli i kufijve ne Shqiperi eshte i tille, eshte i njejte me te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, ne rrafshin teknologjik. Dhe ketu mendoj une, se ka nje merite te madhe edhe vete procesi si i tille, i cili behet nje shtyse e madhe, ashtu si edhe e tere problematika e Pyetesorit", theksoi kreu i qeverise. Por para dorezimit te dokumentit ne Komisionin Evropian, vendi yne do te rishikoje edhe njehere me shume kujdes, materialin e perfunduar ne menyre qe te sigurohet plotesisht se termat ne anglisht, mos ndryshojne ate cka eshte thene. "Kjo perben nje ngjarje madhore, ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Pyetesori, i cili finalizohet ne kete mbledhje, me te gjitha pergjigjet, perkthimet dhe eshte i gatshem per te depozituar ne Komisionin Evropian, perben nje dokument jashtezakonisht te rendesishem per vleresimin e Shqiperise, per akordimin e statusit te kandidatit", vijoi Berisha. Per perfundimin e materialit te plote, ne pergjigjen e pyetjeve ne 35 kapituj, u angazhuan 1200 zyrtare te te gjitha niveleve, 28 eksperte te huaj dhe nje numer i konsiderueshem institucionesh dhe agjencish nderkombetare, te cilat u konsultuan per probleme dhe ceshtje specifike te pyetesorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›