E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chuntis-Basha: Vleresojme arritjet e Shqiperise

Raporteri per Shqiperine ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Evropian, Nikolaos Chuntis, tha dje gjate takimit me ministrin e Brendshem, Lulezim Basha, se tashme nuk ekziston asnje pengese per marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Sipas tij, perderisa kriteret teknike jane permbushur, vendet evropiane duhet te shprehin besimin dhe te vleresojne progresin e Shqiperise, e po ashtu te japin ndihmesen e tyre per integrimin e plote te saj ne Bashkimin Evropian. "Une i vleresoj arritjet e Shqiperise ne te gjitha fushat, qe kane te bejne me permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave dhe siguroj per mbeshtetjen e tij ne kete proces", u shpreh Chountis. Gjate takimit me Ministrin Basha, raporteri i PE-se, u njoh ne detaje me progresin e Shqiperise ne fushen e sigurise se kufijve, leshimin e dokumenteve te sigurta te identitetit, rezultatet e luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme, si dhe bashkepunimin e shkelqyer te strukturave ligjezbatuese te Shqiperise me strukturat homologe te vendeve evropiane. Ne kete kuader, Basha njohu raporterin Chountis edhe mbi marreveshjet dhe protokollet e bashkepunimit qe Shqiperia ka nenshkruar me keto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkelqyer te bashkepunimit me organizmat nderkombetare qe asistojne dhe bashkepunojne me policine shqiptare. Qeveria eshte shprehur e bindur dhe optimiste, se vizat do te liberalizohen ne mesin e ketij viti. Cka po mbeshtetet fuqishem dhe nga faktori nderkombetar.

Detaj
Qendrimi
"Nuk ekziston asnje pengese per marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Kriteret teknike jane permbushur, vendet evropiane duhet te shprehin besimin dhe te vleresojne progresin e Shqiperise", tha dje raporteri i PE-se, Nikolaos Chountis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›