E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Respektoni të dënuarit të hyni në BE

 

TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha dje se "riintegrimi i të dënuarve në shoqëri përbën filozofinë bazë mbi të cilën mbështeten politikat e Qeverisë për sistemin e burgjeve". Alibeaj mori pjesë në seminarin me temë "Të Drejtat e Personave të Burgosur", organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me personelin e sapozgjedhur të burgut të ri të Fushë-Krujës. Në seminar mori pjesë edhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian (KE) në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan. Ministri tha se, "burgu është një mini shoqëri, ku të dënuarit  duhet të dalin prej andej të gatshëm për t'u integruar në shoqëri", duke theksuar rëndësinë e trajnimit të stafit policor dhe civil në burgje, për të cilët investime të rëndësishme ka afruar për infrastrukturën e burgjeve dhe Bashkimi Evropian. Ambasadori Lohan duke iu referuar Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut theksoi, se respektimi i të drejtave të njeriut është një nga parimet themeltare të Bashkimit Evropian, i përbashkët për të gjitha vendet anëtare dhe i detyrueshëm për të gjitha vendet që synojnë t'i bashkohen BE-së. Aktiviteti i djeshëm u zhvillua në burgun e ri të Fushë-Krujës, ku ministri Alibeaj dhe kreu i delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, zhvilluan një vizitë informative pas seminarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›