Lohan: Shqiperia duhet te arrije standartet

“Raporti nuk eshte negociuar me qeverine. Eshte nje dokument qe eshte hartuar nga KE dhe vetem nga KE. Megjithate, Komisioni e ka informuar qeverine shqiptare perpara publikimit te ketij raporti per vleresimet qe do te ishin ne te”, ka pohuar Lohan.
Duke u perqendruar tek permbajtja e raportit, ambasadori ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te beje gjithcka per te siguruar pavaresine e institucioneve dhe per te luftuar korrupsionin.
I pyetur per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Lohan ka theksuar se eshte e domosdoshme qe ato te jene te lira dhe te ndershme.
“Do te kishte nje ecuri te madhe nese ne zgjedhjet e reja do kete nje klime besimi. Ne nje rast te tille rezultatet nuk do te kontestoheshin nga ndonje pale. Progres-raporti nenvizon gjithashtu nevojen per te pasur sa me shpejt nje Kod te ri Zgjedhor”, ka theksuar Lohan.
Me tej, ai ka folur edhe per integrimin e Shqiperise dhe procesin e heqjes se vizave nga vendet e BE, ku ka nenvizuar se plotesimi i standarteve per keto objektiva varen nga Shqiperia.
“KE dhe vendet anetare kane nje qendrim te qarte per kushtet qe duhet te plotesohen qe vizat te hiqen dhe e ka Shqiperia ne dore se kur do te plotesohen keto kushte”, ka shtuar Lohan.