KLSH: Miliardë lekë shkeljet financiare në 3 vite
Nga Daniela Bonollari
Plot 2 716 631 000 lekë është dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet dhe parregullsitë në disa sektorë shtetërorë. KLSH publikoi sot të dhënat e kontrolleve gjatë 9 muajve të këtij viti për periudhën 2005-2007.
TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) bëri të ditur sot se dëmi financiar i shkaktuar nga parregullsitë se në 3 vjet është rreth 2 716 631 000 lekë. KLSH ka konstatuar se dëmet më të mëdha financiare janë shkaktuar nga Tatim-Taksat, në fushën e prokurimeve, dogana, fushën e urbanistikës, shpërblimeve.
Në një raport të publikuar sot nga zyra për shtyp KLSH bën të ditur se në kontrollet e kryera gjatë 9 mujorit të parë të vitit 2008 ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera me dëm efektiv në shumën totale prej 2 716 631 000 lekë. "Ky dëm i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare kohore 2005-2007 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2008, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit", tha sot zëdhënësi i KLSH-së, Edvin Morava. KLSH kreu gjithsej 116 kontrolle.
Raporti evidenton edhe disa nga fushat ku është vënë re edhe dëmi më i madh financiar, ku si cdo vit nuk përjashtohen si kategori tatim-taksat dhe doganat.
Raporti bën të ditur se në Tatim-Taksa është shkaktuar një dëm i përgjithshëm në vlerën prej 1 008 887 000 lekë, në fushën e prokurimeve 718582 000 lekë, në dogana 694 656 000 lekë, në urbanistikë 153 737 000 lekë, në fushën e shpërblimeve 13 403 000 lekë.
Ndërkohë, për vlerën e dëmit ekonomik, KLSH ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit në masën 99.5 %. Ndërsa, për të metat dhe shkeljet e konstatuara për çdo subjekt të kontrolluar, KLSH u ka kërkuar organeve të nomenklaturës shqyrtimin dhe marrjen e 693 masave disiplinore dhe administrative.
Gjithashtu, gjatë këtij 9 mujori nga ana e KLSH-së janë bërë 24 kallëzime penale, të cilat i janë dhënë për hetim organit të akuzës.
(d.b/BalkanWeb)