E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, amerikanet optimiste, por edhe realiste

Amerikanet jane optimiste per zgjedhjen e Barack Obama president, por edhe realiste se gjerat nuk do te ndryshojne menjehere me ardhjen e tij ne pushtet.


“Pritshmeria tek Obama eshte e larte, por dihet qe gjerat nuk mund te arrihen per 1 vit, 4 vjet apo 8 vjet”, shprehet afro-amerikani Benjamin Franklin, i cili voten e tij ia dha Obames.

Nderkohe, Gaiman Oman, gazetar i deges se televizionit “Al Jazeera”, thote se vendet e Lindjes se Mesme presin shume nga presidenti i ri amerikan.

“Ne vendin tone shpresojme se Obama do te terheqe trupat nga Iraku dhe se do te zgjidhe ceshtje te tjera. Por shpresojme gjithashtu qe ai te respektoje zakonet e vendeve arabe”, deklaron Oman.

Nje gje eshte e sigurte, Obama do te perballet me sfida te shumta dhe te veshtira qe jane larg endrres se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›