Kodheli: Berisha të pranojë kritikat e ashpra të KE-së
Zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli ka kërkuar rritjen e sigurisë së jetës së Shqiptarëve. Ajo ka reaguar sot ndaj vdekjes së radhës në minierën e Bulqizës, ndërkohë që ka kërkuar nga qeveria të pranojë kritikat e ashpra të bëra nga KE
Raporti i Komisionit Evropian i publikuar ditën e sotme ka paraqitur kritika të ashpra për ecurinë ekonomike të vendit. Kështu është shprehur sot për mediat, zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. Sipas saj siguria e jetës së shqiptarëve është në minimum dhe vetëm sot humbi jetën një tjetër shqiptar i pafajshëm në minierën e Bulqizës.
“Sot në këtë ditë të madhe të ndryshimit për Amerikën dhe botën, Berisha i politikës së vjetër luan rolin e të paditurit duke i përfshirë edhe kritikat e ashpra të raportit të KE në listën e sukseseve të tij imagjinare” – tha Kodheli.
“Sot është dita për t’i thënë Sali Berishës: Ora jote ka mbaruar! Shqiptarët s’mund të të durojnë më shumë se muajt që të kanë mbetur. Plagët që ti po hap përditë, ne do t’i shërojmë duke filluar nga rritja e sigurisë së jetës për çdo shqiptar pa dallim” – përfundoi ajo.
(O.Zh, BalkanWeb)