PS: Berisha merr kritikat per suksese

PS ka kritikuar kryeministrin Berisha per kritikat e bera ndaj Shqiperise ne raport-progresin e Komisionit Evropian, qe u publikua sot nga ambasadori Helmut Lohan.
Zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Koldheli, ne nje deklarate per mediat tha se Berisha, i cili merr kritikat per suksese, duhet te largohet menjehere nga posti i kreut te qeverise.
“Sot ne kete dite te madhe te ndryshimit, Saliu i politikes se vjeter luan rolin e te paditurit, duke i perfshire kritikat e KE ne sukseset e tij imagjinare. Sot eshte koha per t’i thene Berishes se, ora jote ka mbaruar dhe se shqiptaret nuk te durojne me edhe per ato muaj qe te kane mbetur”, ka pohuar Kodheli.