E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Shqiperia, eshte shume prane integrimit ne BE

Qamil Xhani
Bashkimi Evropian do te vijoje mbeshtetjen maksimale per integrimin e Shqiperise ne familjen evropiane. Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Helmuth Lohan, u shpreh dje gjate dekorimit nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me medaljen e mirenjohjes, se e ardhmja e vendit eshte ne Bashkimin Evropian. Gjate takimit te zhvilluar me kreun e shtetit, Lohan siguroi se angazhimi i BE-se do te vazhdoje te jete maksimal per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise ne strukturat e saj. Ceremonia e zhvilluar dje ne Presidence me rastin e largimit te ambasadorit, pas perfundimit te mandatit, ka sherbyer per te treguar vleresimin e Shqiperise ndaj diplomateve qe kane kontribuar gjate ketyre viteve ne Tirane. Presidenti Topi falenderoi per mbeshtetjen e vazhdueshme e te gjithanshme qe Komisioni Evropian i ka dhene Shqiperise ne procesin e permbushjes se standardeve dhe kerkesave per integrimin ne Bashkimin Evropian, ku vendi yne dhe populli shqiptar aspirojne te jene pjese me arritjet dhe vlerat e tyre me te mira. Gjithashtu, Kryetari i shtetit vleresoi kontributin dhe angazhimin personal te Ambasadorit Lohan pergjate te gjithe proceseve integruese te Shqiperise dhe i uroi suksese te metejshme ne karrieren e tij diplomatike. Ambasadori Lohan u shpreh se perpjekjet e shqiptareve dhe te gjithe politikane do te bejne qe shume shpejt vendi te jete pjese e Bashkimit evropian. "Deshiroj t'ju siguroj, zoti President, se Komisioni Evropian, Sherbimi i Jashtem i Veprimit i Bashkimit Evropian dhe te tjera institucione evropiane se bashku me punonjesit e tyre, do te vazhdojne te ndihmojne Shqiperine ne rrugetimin e saj integrues", u shpreh Ambasadori i KE. Nga ana tjeter, Lohan ka theksuar se do te jete performanca e vete Shqiperise dhe klases politike ajo qe do te sjelle dhe integrimin e vendit, ne nje kohe sa me te shpejte. "Ne nje analize perfundimtare, eshte vete Shqiperia ajo qe do te percaktoje ritmin e perparimit te saj drejt Bashkimit! Ne kete drejtim, ju uroj suksese juve zoti President dhe te gjithe shqiptareve ne perpjekjet tuaja per nje bashkangjitje te shpejte me Bashkimin Evropian!", tha Ambasadori i KE-se, Lohan. Ambasadori i KE u shpreh se do te vazhdoje te ndjeke zhvillimet ne vendin tone, edhe pas perfundimit te misionit se tij, me besimin e plote ne integrimin e shpejte te Shqiperise edhe zyrtarisht ne Bashkimin Evropian. Ne ceremonine e zhvilluar dje ne Presidence ishin te pranishem dhe zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta, Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, deputete te mazhorances opozites, ambasadoreve te akredituar ne Shqiperi, si dhe anetareve te Kabinetit te Presidentit. Kreu i shtetit, gjate takimit te zhvilluan me ambasadorin, vleresoi kontributin qe kane dhene institucionet e BE per integrimin sa me te shpejt te vendit ne BE. Ai gjithashtu shprehu dhe vleresime maksimale per rolin qe ka luajtur Ambasadori Lohan gjate detyres se tij ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›