Bumci: Edi Rama te tregoje lidhjet me Leprin
Partia Demokratike ka kerkuar dje nga kryetari i Partise Socialiste dhe krybeshkiaku Edi Rama pergjigje ndaj akuzave publike qe kane te bejne me korrupsionin e lejeve te ndertimin. Ne nje deklarate per mediat, Bumci u shpreh se kreu i bashkise se Tiranes duhet te flase per keto akuza qe jane bere ne daljet e shpeshta ne mediat. Ai ju referua komunikimit te perjavshem qe Rama bene me gazetaret ne seline e PS. "Duke besuar qe nuk do fshihet me gjate, e qe sot z. Edvin Rama do jete ne takimin e perjavshem me gazetaret, uroj qe te gjeje kurajon e t'i pergjigjet disa pyetjeve te thjeshta, pa bere lojera fjalesh, pa kallezuar perralla e pa iu marre goja", tha Bumci. Ai ka kerkuar nga Rama te sqaroje lidhjet e tij me Dritan Avllajn i njohur ndryshe me emrin Tan Lepri. "Sa eshte numri i lejeve te ndertimit qe permes Tan Leprit i ke dhene firmave te ndertimit?", u shpreh Bumci. Duke u ndalur ne akuzat publike qe jane bere Bumci ka kerkuar dhe sqarim per pasurine e e ketij 'sekseri' prej lejeve te leshuara nga bashkia dhe numrin e kontratave ku Rama ka pjesen e vet ne emer te Avllajt. "Sa eshte siperfaqja e apartamenteve qe mban ne emrin e sekserit te bashkise e Partise se Leprit? Sa eshte pasuria juaj e vendosur ne emer te Tan Leprit", perfundoi dje deklaraten e tij Bumci.