E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: HEC-et, Bregu perfitoi koncesione

Vazhdojne perplasjet mes opozites dhe mazhorances, ne lidhje me ate qe quhet afera e koncesioneve, abuzime, ne te cilat sipas opozites jane perfshire te afermit e ministrave te qeverise Berisha. Dhe menjehere sapo behen akuzat nga ana e deputeteve te PS, reagojne ministrat ose deputetet e PD. Keshtu, pas ministrit Dritan Prifti dhe deputetes Albana Vokshi, Partia Socialiste, ashtu sikurse kishte premtuar nje jave me pare permes deputetes Xhacka se do te publikonte emrin e aferave te kunatit te nje ministri aktual, akuzoi dje Ministren e Integrimit Majlinda Bregu se ka lejuar qe familjare te ngushte te bashkeshortit te saj Namik Ajazi kane perfituar paligjshmerisht koncesion ne fushen e energjise. Ne formen e pyetjeve, deputetja Ermonela Felaj i kerkoi publikisht ministres Bregu te pergjigjet nese Hektor Ajazi, vellai i bashkeshortit te saj, Namik Ajazi "ka perfituar koncesion per ndertimin e nje numri te konsiderueshem hidrocentralesh mbi kaskaden e ndonje lumi ne Shqiperi, koncesion i dhene nga e njejta qeveri, Ministre dhe zedhenese e se ciles ju jeni". Deputetja Felaj, ka sqaruar se PS e beri kete pyetje pa emra konkrete diten e hene, por nuk mori asnje pergjigje. "Diten e hene, Partia Socialiste beri nje pyetje publike per te gjithe ministrat dhe ministret e qeverise Berisha: A ka ndonje minister apo ministre ndonje kunat apo kunate qe ka perfituar, me dashje apo pa dashje, ndonje koncesion nga kjo qeveri ne fushen e energjetikes", deklaroi Felaj. Por, PS vleresoi dje se kjo pyetje nuk pati pergjigje per ne arsye. "Ministrave te kabinetit Berisha u ka hyre lepuri ne bark per shkak te aferave korruptive ne te cilat jane perfshire", tha Felaj, teksa ka pyetur nese burri i Ministres Bregu, Namik Ajazi ka ndonje kompani qe merret me energjine, per vellain e Namikut, Hektor Ajazin nese ka marre nje koncesion HEC-e dhe nese ka perfituar nga kunata e tij ministre e Integrimit. Menjehere ka reaguar ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila deklaroi dje se kunati i saj, Hektor Ajazi, ushtron biznesin e tij te regjistruar ne Regjistrin Tregtar si biznes VIP, prej vitit 2002, pra perpara se ajo te hynte ne politike ne vitin 2005. Permes nje deklarate per mediat, Ministrja Bregu iu pergjigjur pyetjeve te ngritura dje nga PS, per perfitimin e ndonje koncesioni per ndertim HEC-i nga kunati i saj, Hektor Ajazi. "Bashkeshorti im, Namik Ajazi, ka nje vella te vetem dhe ai quhet Hektor Ajazi, nuk kemi jetuar ndonjehere ne te njejten shtepi, pasi ai ka familjen e tij qe prej vitit 1992. Ai nuk eshte pronar i ndonje kompanie energjetike, por e verteta eshte se gezon 15 per qind te aksioneve per ndertimin e nje HEC-i se bashku me 6 shoqeri te tjera dhe 7 partnere te rendesishem kombetare te lidhur se bashku ne nje Consorcium", tha Bregu. Sipas saj, Kushtetuta dhe ligji shqiptar nuk ndalojne asnje biznesmen qe te investoje per te zhvilluar nje biznes, aq me teper ne energjetike, nje nga fushat me prioritare per zhvillimin e vendit. "Jam e gatshme te pergjigjem perseri ne rast se PS verteton se kunati im ka perfituar ne menyre jo ligjore nen emrin tim ndonje kontrate koncensionare, apo ka shkelur ndonje ligj apo rregull te shtetit shqiptar", tha Bregu. Duke iu pergjigjur pyetjeve te ngritura dje nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, mbi bizneset e familjes Ajazi, Ministrja Bregu tha se bashkeshorti i saj nuk ka pasur dhe deri tani nuk ka ndermend te perfshihet ne ndonje aktivitet apo biznes ne fushen e energjetikes. "Shoqja prokurore, pyetjet e tua dhe te forces tende politike me mentalitet vrastar ndaj biznesit vendas, ne formatin e hetuesise standarde te diktatures, nuk mund te me trembin as mua, as familjen time, as te cenojne mbiemrin e femijeve te mi, sepse kete lloj hetuesie, familja Ajazi e ka provuar prej 3 brezash ne kohen e paraardhesve te t'u politike", reagoi Bregu deputetes socialiste, Felaj. S.P

Pyetje pergjigjet e djeshme mes Felajt dhe Bregut

Ermonela Felaj: Zonja Bregu, a jeni ju e martuar me shtetasin Namik Beqir Ajazi?
Majlinda Bregu: bashkeshorti im prej 15 vjetesh quhet Namik Ajazi dhe kjo nuk besoj se ben lajm pervecse ndoshta per Felen, e cila jo per faj te saj, nuk i njeh te gjitha familjet ne Tirane.
Ermonela Felaj: Zonja Bregu, a ka bashkeshorti juaj nje vella me emrin Hektor Beqir Ajazi?
Majlinda Bregu: Po, bashkeshorti im ka nje vella te vetem dhe ai quhet Hektor Ajazi, nuk kemi jetuar ndonjehere ne te njejten shtepi, pasi ai ka familjen e tij qe prej vitit 1992 dhe ushtron biznesin e tij qe prej vitit 2002, i regjistruar ne regjistrin tregtar si biznes VIP ne 2005, para se une te hyja ne politike.
Ermonela Felaj: Zonja Ministre e Integrimit, a ka ne pronesi bashkeshorti juaj Namik ndonje kompani aktive qe ka lidhje me fushen e energjise?
Majlinda Bregu: Jo, shoqja prokurore Fela, bashkeshorti im nuk ka, s'ka pasur dhe te pakten deri tani, nuk ka ndermend te perfshihet ne ndonje aktivitet apo biznes ne fushen e energjetikes.
Ermonela Felaj: Zonja Ministre, a ka kunati juaj, Hektor Beqir Ajazi, ndonje kompani aktive qe edhe sot qe flasim, operon ne sektorin e energjetikes?
Majlinda Bregu: Jo, kunati im Hektor Ajazi nuk eshte pronar i ndonje kompanie energjetike.
Ermonela Felaj: A ka perfituar kunati juaj, Hektor Beqir Ajazi, ndonje koncesion per ndertimin e nje numri te konsiderueshem hidrocentralesh mbi kaskaden e ndonje lumi ne Shqiperi, koncesion i dhene nga e njejta qeveri, Ministre dhe zedhenese e se ciles ju jeni?
Majlinda Bregu: E verteta eshte se gezon 15% te aksioneve per ndertimin e nje HEC-i se bashku me 6 shoqeri te tjera dhe 7 partnere te rendesishem kombetare te lidhur se bashku ne nje Consorcium. Kaq eshte informacioni qe munda te marr nga kunati im nepermjet telefonit, pasi per te qene krejtesisht e sinqerte me ju dhe partine tuaj, eshte ne jug te vendit duke u marre me punet e tij. Jam e gatshme t'ju pergjigjem perseri shoqja prokurore, sapo ju te vertetoni qe kunati im ka perfituar ne menyre jo ligjore nen emrin tim ndonje kontrate koncesionare apo ka shkelur ndonje ligj ose rregull te shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›