E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Protesta, nese s'ka konsensus

Kryetari i Grupit Parlamentar ka deklaruar se opozita eshte e gatshme te nise protestat ne gjithe vendin nese nuk ka nje pergjigje konstruktive nga ana e mazhorances per kerkesat qe i jane bere. "Opozita nuk do te kete asnje terheqje, perkundrazi do te kete nje intensifikim te veprimtarise se saj politike, gjithmone demokratike, si ne raport me funksionim e parlamentit, ashtu edhe ne raport me levizjet demokratike, sic jane protestat popullore, ne cdo shesh, ne cdo qytetet, ne cdo fshat, e deri ne kryeqytet", tha ai. Nga ana tjeter ka konfirmuar se PS-ja nuk i bojkoton zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›