E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga zonat me te nxehta, ambasadore ne Shqiperi

Ambasadorja e re gjermane Carola Mueller-Holtkemper ka prezantuar dje letrat kredenciale para Presidentit Bamir Topi, duke konfirmuar ne kete menyre dhe nisjen e misionit te saj ne Tirane. Diplomatja gjermane ne Tirane vjen pas mbarimit te mandatit te ish- ambasadorit Bernd Borchardt. Ambasadorja Carola Mueller-Holtkemper vjen ne Tirane pas nje karriere gati 25 vjecare ne funksione te ndryshme ne diplomacine Gjermane. Ajo mbaruar studimet per ekonomi dhe pas disa vitesh ne profesionin e saj ne kompani te rendesishme gjermane, ka punuar si referente ne Drejtorine Ekonomike te Ministrise Federale te Puneve te Jashtme. Me pas ka marre nje sere detyrash si perfaqesues diplomatike ne ambasaden e Gjermanise ne Kairo. Gjate viteve 1996-1999 ka qene ambasadore ne Armeni, me pas ne Ambasaden Gjermane ne Irak, dhe gjate viteve, 2004-2006 zv.Ambasadore, Marok dhe Sudan. Ne tete sektoret ne te cilet shtrihet aktiviteti i selise diplomatike Gjermane ne Tirane, Ambasadorja Mueller-Holtkemper ka marre persiper drejtimin e sektorit politik. Ne faqen zyrtare te ambasades Gjermane ne Tirane theksohet se ky sektor "vezhgon dhe analizon politiken e brendshme dhe te jashtme te Republikes se Shqiperise". Gjithashtu ky sektor, ruan kontakte te shumellojshme me institucionet politike te Shqiperise si me qeverine, ministrite, parlamentin, partite, organizatat joqeveritare, politikanet lokale, gazetaret. Nga ana tjeter ky sektor merr persiper mbledh informacione dhe ia ve ato ne dispozicion Qeverise Federale Gjermane. Gjithashtu ky sektor i paraqet Ministrise se Jashtme te Shqiperise, me udhezim te Ministrise se Jashtme Federale, pozicionet e Qeverise Federale ne lidhje me ceshtje te vecanta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›