E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli 'pjesë' e 100 ditëve të Obamës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në konferencën ku do të diskutohet mbi prioritetet dhe sfidat e 100 ditëve të para të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Kryeparlamentarja Topalli, e cila mori pjesë në ceremoninë inauguruese të betimit të Presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në Uashington DC, do të marrë pjesë edhe në konferencën mbi prioritetet dhe sfidat e 100 ditëve të para të Presidentit të ri të SHBA."Presidenti do përballet me sfidën dhe zgjidhjen e problemeve të tregjeve financiare, me problemet e humbjes së punës apo të shtëpive të qytetarëve amerikanë. Megjithatë në fjalimin e tij Obama u ndal në ato që janë sfida kryesore të këtij fillim shekulli të ri; për punën që do të bëjë për më shumë paqe në botë, për punën që do të bëjë për të rimëkëmbur dhe për të bërë edhe një herë lidere ekonominë amerikane", u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›