E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, dështojnë bisedimet

Protestat pro-demokracisë po vazhdojnë ne rrugët e sheshit ?Tahrir? për te 15 dite me radhe, duke treguar se demonstruesit nuk i kane vlerësuar aspak bisedimet e një dite me pare midis qeverise dhe grupeve opozitare. Sipas deklaratës zyrtare, qeveria ka ofruar krijimin e një komiteti për te shqyrtuar propozimet dhe amendimet kushtetuese te kërkuara nga opozita, arrestimin e zyrtareve te korruptuar, liberalizimin e mediave dhe komunikimeve. Por sipas përfaqësuesve te opozitës, qeveria dështoi qe ne fillim ne mos marrjen e masave konkrete për situatën kaotike te shkaktuar ne vend. Presidenti Mubarak deklaroi pas takimit se nuk do ta japë dorëheqjen, duke sfiduar revoltat kundër qeverisjes se tij autoritare. Ne kryeqytetin egjiptian, Kajro protestat ende vijojnë ne një kohe qe duket se vende te tjera jeta i është kthyer normalitetit. Forcat e policisë janë ende nen mbikëqyrje te ndërtesave qeveritare, ambasadave dhe institucioneve te rëndësishme te vendit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›