E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, skaneri zbulon 50 gjilpera ne trupin e nje 2 vjecari

BAHAIA- Doktorët në një spital në Brazil janë tmerruar kur kanë skaneri ka zbuluar brenda trupit të një fëmije 2 vjecar 50 gjilpëra.

Doktorët kanë njoftuar policinë mbi ngjarjen, ndërsa mësohet se I vogli ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një terapie intensive në spitalin Barreiras në shtetin Bahaia.

Ai ishte sjellur në spital nga familja e tij pasi kishte filluar të villte dhe kishte dhimbje stomaku. Rrezet X zbuluan 50 gjilpërat në trupin e vogëlushit, njëra prej të cilave kishte shpuar mushkërinë.

Doktorët nuk besojnë se fëmija mund ti ketë kapërdirë gjilpërat por atij ti jenë ngulur në trup nga dikush tjetër, per motive te sektit fetar
( s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›