Zyrtarizohet amaneti i Djukanovic
Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 17:24
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) mbështeti propozimin e ish-kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, që për mandatar të ri që qeverisë të zgjidhet Igor Luksic.
Luksic ndërkohë deklaroi se pret që qeveria e re të zgjidhet deri në fund të vitit, dhe ajo të vazhdojë politikën e qeverisë së Djukanovic.
Pas dorëheqjes së kryeministrit Djukanovic, në Mal të Zi filloi debati nëse përmes këtij veprimi të tij ka rënë edhe qeveria që e drejtonte ai, dhe nëse duhen shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.
Megjithëse, përfaqësuesit e koalicionit qeveritar e hodhën poshtë një mundësi të tillë.