Fullani Libri pasqyre e sfidave te ekonomise
Epoka e Trazirave Aventura ne nje bote te re titullohet libri i Alan Greenspan ish-kryetar i Bordit te Guvernatoreve te Rezerves Federale me parathenie te guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Gjate ceremonise se promovimit diten e djeshme ne prani te ministrit te Financave Ridvan Bode deputeteve te Kuvendit te Shqiperise drejtuesve te sistemit bankar perfaqesuesve nga komuniteti i biznesit ekonomisteve si dhe opinionisteve dhe gazetareve guvernatori dha edhe pershtypjet e tij mbi kete botim. Ai theksoi nder te tjera se ne kete liber pasqyrohen ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte shume ide ne lidhje me disa nga sfidat dhe objektivat me te cilat perballet sot ekonomia jone. Lidhur me autorin ai vleresoi figuren e Alan Greenspan si nder me te rendesishmet per ekonomine nderkombetare.