E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Sarandë, identifikohet autori

Policia e Sarandës ka identifikuar autorin e vrasjes së 31-vjeçarit Edmond Mullai.

Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se autori i vrasjes së 31-vjeçarit është shtetasi Besmir Muka 23 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Sarandës ku 31-vjeçari Edmond Mullai është qëlluar për vdekje.
 

Sipas hetimeve paraprake të policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›