Loja me tavëll, Autori: Më shanë në sy të familjes, vrava për të ruajtur nderin
VLORË -Po. Unë e vrava Niko Matajn. Nuk e njihja dhe as doja të vrisja njeri, gjithçka ndodhi në sherr e sipër. Viktima dhe personat që ishin me të më shanë në sy të shumë njerëzve dhe familjarëve të mi. Nuk mund të mbaja mbi shpinë turpin, ndaj qëllova në drejtim të tyre". Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia Altin Leskaj, i cili pasditen e së dielës qëlloi për vdekje 37-vjeçarin Mataj dhe plagosi tre të tjerë. Pas ngjarjes, Leskaj është dorëzuar tek blutë bashkë me armën e krimit, një pistoletë tip "TT". Ndërkohë, 39-vjeçari ka pohuar se grupi i personave me të cilët u konfrontua me armë ishin kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e pallatit, pasi teksa luanin tavëll bërtisnin me zë të lartë dhe debatonin me njëri-tjetrin me fjalë të pista. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se Niko Mataj, kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte shkuar për të luajtur tavëll te miku i tij. Ngjarja e së dielës ka tronditur banorët e qytetit bregdetar. Shumë prej tyre, dje u shprehën se "është absurde t'i marrësh jetën një njeriu për një zënkë banale. Viktima la tre fëmijë jetimë. Vrasje po ndodhin përditë, shteti duhet të marrë masa për të ruajtur rendin dhe qetësinë në vend". Nga ana tjetër, vrasësi ka rrëfyer me detaje rrethanat e ngjarjes. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë dëshminë e dhënë para ekspertëve të çështjes nga autori i kri mit.
Akuzoheni për vrasjen e fqinjit e Niko Matajt. Çfarë mund të thoni në lidhje me krimin?
Po. Unë e qëllova me pistoletë 37-vjeçarin, të cilin nuk e njihja. Nuk doja të vrisja njeri, gjithçka ndodhi në sherr e sipër.
Mund të na thoni sesi ndodhi ngjarja?
Isha pranë banesës time, kur dëgjoj disa burra që bërtisnin me zë të lartë. Vinin nga një zdrukthëtari që ndodhet në katin e parë të pallatit ku banoj. Nuk ishte hera e parë. Kështu bënin gjithnjë sapo nisnin të luanin domino. Na kishin ardhur në majë të hundës ulërimat e tyre. Kisha dëgjuar edhe herë të tjera të njëjtën gjë, sa na ishte bërë i pamundur qëndrimi në shtëpi.
Debatuat me viktimën dhe personat e tjerë që po bënin zhurmë në zdrukthëtari?
E përsëris, ata ishin bërë shumë të bezdisshëm dhe gjithë banorët e pallatit kishin rënë në hall. Kur dëgjova sërish zërat dhe sharjet e tyre në lojë e sipër debatova me të gjithë personat që ndodheshin në zdrukthëtari. U kërkova që të ulnin zërin, por ata jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, por më shanë dhe ofenduan keqazi. Të njëjtën gjë kishin bërë edhe me një banor tjetër para se të konfrontohesha me ta. Edhe atë e kishin sharë me fjalë të ndyra dhe më duket edhe ishin konfrontuar fizikisht.
Çfarë ndodhi më pas?
Më hipi gjaku në kokë. Përveçse nuk na linin të qetë në banesat tona, personat që ishin në zdrukthëtari më poshtëruan në sy të shumë njerëzve dhe të familjarëve të mi. Nuk mund të duroja një fyerje e poshtërim të tillë, të nëpërkëmbja nderin tim, ndaj nxora pistoletën dhe qëllova në drejtim të tyre. As që më kishte shkuar nëpër mend të vrisja njeri, por nuk mund të duroja turpin, për më tepër që ata ishin shumë në numër.
E njihje viktimën, pasi thonë se jeni konfrontuar dhe herë tjetër me të?
Jo nuk e njihja. U detyrova nga rrethanat të bëja atë që bëra.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)